“Vendet e Ballkanit me vdekshmëri më të lartë në Evropë nga orët e gjata të punës”

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë.
Të dhënat e OBSH-së dhe ILO-s tregojnë se, Shqipëria kishte 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta europiane.

Përveç Shqipërisë shihet se, edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë vdekshmëri të lartë për shkak të barrës së sëmundjeve që vijnë nga orët e gjata të punës dhe profesionet.
Sipas të dhënave të brendshme të publikuara nga INSTAT, orët mesatare aktuale javore të punës për të punësuarit me pagë në vitin 2019 ishin 43.4, kohë më e gjatë me gjatë se në vendet e tjera europiane që punojnë 30-35 orë në javë
Në fakt, i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3).

Por edhe në Europë, vdekshmërinë më të lartë nga orët e gjata në punë i kanë vendet e Lindjes, si Ukraina, Bjellorusia, Moldavia me 10-15 vdekje për 100 mijë banorë (shih hartën bashkëngjitur).
Rreziqet nga orët e gjata në punë janë kryesisht të larta në vendet e Azisë dhe në Kinë dhe në disa shtete të Afrikës.

Ndërsa nivelet më të ulëta të rreziqeve në shëndet që vijnë nga orët e gjata të punës i kanë vendet e Europës Perëndimore dhe SHBA-së.
Konventa e Ndërkombëtarë e Orëve të Punës parashikon që orari i punës i të punësuarve nuk duhet të kalojë 8 orë në ditë dhe 48 orë në javë (me disa përjashtime).

Në disa vende përcaktimi i orëve të gjata të punës varet nga rregulloret kombëtare. Sidoqoftë, shumë vende përcaktojnë orët standarde të punës si 35-40 orë në javë dhe duke punuar ≥41 orë në javë si punë jashtë orari.
OBSh dhe ILO arritën në konkluzionin se orët e gjata të punës rrisin vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë nga sëmundja ishemike e zemrës dhe goditja përmes stresit psikosocial./