Vëmendje! Luana Vjollca ka një mesazh mbi xhelozinë!

Mbrëmja e djeshme në spektaklin e argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte një puntatë dedikuar vajzave të forta e të pavarura dhe jo vetëm kaq pasi të gjithë të ftuarat ishin bjonde.

Para performancës së Fifit me këngën “Xhelozia” nga Mozzik dhe lidhur me pyetjen mbi xhelozinë që ishte për të ftuarat, autorja e programit Luana Vjollca u ndal për një mesazh mbi xhelozinë për të gjitha femrat.

“Ne femrat duhet të japim një mesazh që xheloze për njëra-tjetrën nuk duhet të jemi fare, duhet ta mbështesim dhe duam njëra-tjetrën. Unë jam rritur në një familje vetëm me femra dhe vetëm nëse bëhemi arrijmë të mposhtim gjithçka dhe nuk ka asgjë që na ndalon. Kështu që ju lutem, mos xhelozoni njëra-tjetrën, sa më mesazhe të mira për njëra-tjetrën, ta ngrejmë njëra-tjetrën ju lutem!”, u shpreh Luana teksa shtoi:
“Ndërkohë nuk do të thotë se xhelozia është një tipar i keq, ndonjëherë kur është për dashurinë e vërtetë ka edhe ndonjë xhelozi tek-tuk për partnerin, jo për gocat për njëra-tjetrën.”, përfundoi Luana duke pyetur edhe të ftuarat e mbrëmjes se sa xheloze ishin për partnerin e tyre