Vëllezërit Abazi shpallen kampionë internacional në Gjermani (FOTO)

Gjatë fundjavës në Leverkusen të Gjermanisë u zhvillua turneu internacional në Kikboks ku si kampion internacional u shpallën vëllezërit shqiptarë, Muhamed dhe Lavdrim Abazi nga Tetova e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Vëllezërit Abazi janë pjesë e klubit organizator “Fight Club Leverkusen”, dhe në lidhje me triumfin e tyre, trajnerët Baki Hoxhaj, Carlos Garcia dhe Arben Elezi u shprehën se do të punojnë që ta mbrojnë titullin në kampionatin e ardhshëm botëror.

“Vërtet është kënaqësi kur klubi u radhit ndër klubet më të suksesshme në këtë kampionat, sepse për këtë eveniment kemi punuar maksimalisht dhe ja, ja arritëm qëllimit, duke siguruar 10 vende të para , tre vende të dytë dhe gjashtë vende të treta. Tani nuk do ndalemi këtu, përkundrazi do të punojmë edhe më shumë sepse  tani duhet mbrojt titullin në kampionatin e ardhshëm botëror, thanë për agjencinë për sporte luftarake, ”ArenaRing”, trajnerët e klubit Baki Hoxhaj, Carlos Garcia dhe Arben Elezi.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe shumë klube nga rajoni me 300 sportistë që garonin në kadetë, juniorë, sendorë dhe veteranë.