Ky turne në futboll është organizuar nga drejtuesit e Ligës Shqiptare të futbollit në Austri, për nder të Flamurit Kombëtar, ku në mesin e 16-të ekipeve pjesëmarrëse fituese doli ekipi i “Vëllazërimit” nga Struga.
Në këtë eveniment sportiv pas Vëllazërimit, në pozitën e dytë është radhitur “SV Albania”, ndërsa e treta “Top Umzug” e kështu me radhë, bën të ditur kryetari i LSHFA-së Halil Jashari, njofton “Me Sportistët”.
Këtë manifestim e kanë përshëndetur edhe Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës me zonjën Shyrete Kastrati si dhe në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës zonja, Shkurte Krasniqi.
Ndeshjet janë zhvilluar në praninë e shumë dashamirëve të futbollit.
Vlenë të theksohet se drejtuesit e kësaj lige janë shumë aktivë në organizimin e aktiviteteve sportive në Austri.
/Iljasa Abazi-Me Sportistët/
Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri