“Vëllavrasje”, Kasami: Deklarata e Ahmetit e rrezikshme! Ne nuk jemi të interesuar për asnjë konflikt

Ne si koalicion VLEN nuk jemi të interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti, apo mos të themi të një situate pak më të rëndë, këtë e tha mes tjerash Bilall Kasami nga VLEN në komentin e tij ndaj deklaratave të Ali Ahmetiti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve, përcjell TV21. Kasami tha se VLEN kërkon nga qytetarët që të mërkurën gjatë rivotimit të shprehin verdiktin e tyre në mënyrë demokratike.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/459696196636995/?ref=embed_video

“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën , konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv