Vëllau i Ali Ahmetit propozon Elita Mashën kandidate për deputete?!

Vëllau i Ali Ahmetit, Fekri Ahmeti në një postim të tij të fundit ka bërë me dije se afaristja Elita Masha do të jetë deputete e ardhshme e Parlamentit të Maqedonsë së Veriut.

Ai thotë se Elita masha është mbesë Zaja+zi dhe nuse Shqipërie dhe deputete e ardhshme.

Nuk dihet nëse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do ta pranojë këtë kandidaturë të propozuar nga vëllau i tij, por dihet se listat e kandidatëve për zgjedhjet e 8 Majit do të jenë krjetësisht ndryshe nga listat e viteve të kaluara, pasi gara mes Frontit Evropian dhe LEN-it do të jetë e ashpër.TS/