Vëllau e rreh motrën e tij dhe djalin e saj të mitur në Kumanovë

Një 33-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe djalin e saj të mitur.
Më 19.11.2024, në ora 01:20, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e arrestuan Xh.V. (33) nga Kumanova, sepse kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe djalin e saj të mitur, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Siç shton policia, ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.