Vëllai publikon pamjet e momentit kur Egzona largohet me një veturë të bardhë

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva, e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 2 janar, është lajmëruar te familja e saj.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Albion Imeri, i cili tha se motra e tij i ka thënë se është mirë dhe e sigurt, por se nuk ka treguar se ku ose me kë është.

“Egzona është lajmëruar. Na ka thirrur në Snapchat dhe kemi folur me zë. Vendndodhjen nuk e dimë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar. Vetëm na ka thënë se është mirë dhe e sigurt”, ka thënë ai për mediat.

Ndër të tjera raportohet se ajo ka thënë se do të bëjë çmos për të marrë fëmijët mbrapsht.

Paraprakisht, vëllai i saj në media kishte publikuar edhe disa pamje të kamerave të sigurimit, ku shihet një veturë e bardhë me të cilën ai thotë se është larguar motra e tij.