Vëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Më njoftuan prindërit, më thanë “hajde se ndodhi hataja”


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Shkozë, ku 44 vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.

Në një intervistë për ABC News, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani është shprehur se kjo është një ngjarje makabre që ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes, dhe lajmin e ka marrë vesh nga prindërit e tij të cilët i kanë thënë se në shtëpinë e tyre ka ndodhur hataja.

“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma.

Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat.

Kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë.
Ç’të shihja, policia, gjak, vëllain të shtrirë në tonë.

Gjëndja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.