Vëllai e the*rri me thikë vëllain në krah e shpinë, gjykata merr vendimin

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e parab*urgimit prej 30 ditësh ndaj L.I, pasi e sul*moi me thikë vëllain e tij.

Sipas gjykatës, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime me mjet të mprehtë vëllait të tij në krahun e majtë dhe në shpinë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri L.I më 16 shkurt 2022, në një rrugë në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin E.I. vëllain e tij, me dashje e sulmon duke e goditur me një mjet të rrezikshëm – thikë, në atë mënyrë që e godet në krahun e majtë në pjesën e epërme si dhe në shpinë, me ç` rast i shkakton lëndime trupore dhe i njëjti ka kërkuar tretman mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.