Kastrijot Krivaqa, vëllai i të dyshuarit kryesor për krimin makabër në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është deklaruar pas kapjes së këtij të fundit nga Policia e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë ngjarja e rëndë ka tronditur familjen dhe shpreson se vëllau i tij Dardani, të marrë dënimin e merituar për krimin e kryer.
“Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te Mobilizon te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane.”, ka shkruar Kastrijot Krivaqa.
Ai po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.
Ndryshe, Dardan Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:00.
Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, e cila të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt.
Si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.
18-vjeçares, M.O, sot iu dha lamtumira e fundit, ku në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Postimi i plotë: