Ish kreu i Kuvendit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski ka reaguar pas caktimit të seancës parlamentare ku pritet të zgjidhen 5 nënkryetarë të Kuvendit. Ai në reagimin e tij duke krahasuar këtë funksion me vitet e kaluara, thekson se Kuvendi nuk ka nevojë për 5 nënkryetarë.
Në lidhje me: Sot pritet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Reagimi i plotë i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski: Në lidhje me caktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, dua të informoj publikun si ka qenë gjatë kohës së pushtetit të kaluar dhe si është tani:
Gjatë qeverisë së mëparshme:
2006-2008 – 3 nënkryetarë
2008-2011 – 3 nënkryetarë
2011-2014 – 3 nënkryetarë
2014-2016 – 3 nënkryetarë
Gjatë qeverisë aktuale:
2016-2020 – 5 nënkryetarë
2020-2024 – 5 nënkryetarë
Shembuj nga vendet e tjera:
– SHBA – 435 deputetë – 1 nënkryetar
– Britania e Madhe – 650 deputetë – 3 nënkryetarë
– Sllovenia – 90 deputetë – 3 nënkryetarë
– Itali – 630 deputetë – 4 nënkryetarë
– Gjermani – 709 deputetë – 5 nënkryetarë
Demokracia është një lodër e shtrenjtë, por duket se vetëm në Maqedoni zbatohet rregulli, sa më e shtrenjtë, aq më e madh është demokracia!!!!!!!!!
Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik dhe arsye tjetër për një numër kaq të madh të nënkryetarëve të Kuvendit.