Pas seancës së sotme gjyqësor për organizatorët e 27 prillit, prokurorja e lëndës Villma Ruskovska tha se më dëshminë e dëshmitarit Mihail Mlladenovski u tregua përfshirja e VMRO DPMNE-së dhe strukturave të atëhershme të DSK-së, në organizmin e dhunës në Kuvend, përcjell Express nga TV21.
Pos Mlladenovskit, në gjykatën Penale sot dëshmoi edhe Sashko Kocevski, punonjësi i Kuvendit, përgjegjës për sistemin e votimit dhe monitorimit. Kocevski tha se ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ka mundur ta parandalojë sulmin në Kuvend nëse ai do të kishte kërkuar që shërbimet të kishin fikur menjëherë mikrofonin në foltore, dhe nuk do të mund të këndoheshin himnet maqedonase dhe shqiptare.
Për organizimin e dhunës në Kuvend më 27 prill 2017, të akuzuar janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski, si dhe drejtori i atëhershëm i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Avokati i Elenko Milanov, pas dëshmisë se sotme tha se është jo serioze që dëshmitari Kocevski që është pedagog i diplomuar, të interpretoje rregullore të Kuvendit.
Seanca e radhës është caktuar për më 13 maj, ku do të dëshmojë kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe Antonio Koçkov.