Veliu zbulon: Kurti dhe stafi i tij kanë kryer analizat se a janë me koronavirus

Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, dhe pjesëtarët e VV-së në Qeveri dhe Kuvend e kanë kryer testin për koronavirus.

Veliu ka thënë se ka infromacion rreth kësaj, por nuk është i sigurt.

“E kam një informacion që Albini dhe disa prej pjesëtarëve të tij në Qeveri dhe në Kuvend, duke filluar nga nënkryetarja e Kuvendit I kanë kryer analizat ku iu janë marrë mostrat se a janë me koronavirus apo jo”.
“Me këtë veprim ata ia kanë mohuar të drejtën qyetetarëve. Unë kam informacion që ekipin e IKSHPK-së e kanë thirrë tua bëjë atyre këtë analizë dhe nuk kanë shkuar në Institut”.