Velinovska: Shqiptarët janë çergarë. Arsye shtesë për diasporën që të regjistrohet (VIDEO)

Analistja politike Mirka Velinovska që njihet në opinionin vendas me qëndrimet e saja shoviniste, thotë se populli shqiptar është popull i ardhur në këto treva dhe që nuk i takon këtij nën qielli.
Sipas saj shqiptarët siç i quan ajo në mënyrë nënçmuese “шиптари” nuk kanë vend në Republikën e Maqedonisë së Veriut pasi që shqiptarët sipas deri më tani kanë uzurpuar vendin e maqedonasve dhe po vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën.

Por, tash është shansi që me ndihmën edhe të DIASPORËS SHQIPTARE njëherë e mirë t’i ndalim këto manipulime të opinionit vendas por edhe ndërkombëtar. Me REGJISTRIMIN që tashmë po rrjedh do të dëshmohet saktë se kush sa për qind është në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Arnaut, sipas etimologjisë d.m.th ai që nuk ka ku të kthehet ose shkurtimisht “скитач” ose “чергар”, i pashtëpi. Ata kanë qenë “племе” që nuk kanë pasur tokë të tyre, kanë lëvizur gjithandej, kanë vjedhur, kanë bërë zullume, më pas janë larguar, në vend tjetër kanë shkuar, nuk kanë tokë të veten.”
“Ai që nuk ka ku të kthehet, ata të caktojnë cilin emër, cilin identitet një populli tek i cili ata në të vërtet janë ardhacak, nuk janë ilirë mos të gënjehemi.”

blob:https://www.facebook.com/0bfa2b51-0e57-41c8-8a3a-119f3f87ddce