Veliaj takohet me Taravarin: “Ecim krah për krah me RMV-në në rrugën e integrimit në BE”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin diskutuan rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.. Veliaj tha se në fund të verës në Tiranë do të ketë një javë dedikuar kulinarisë, kulturës, këngëve, e valleve të Gostivarit për të kuptuar që ka më shumë gjëra që i bashkojnë dy vendet.

“Jemi të lumtur që ju presim si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe më bëhet zemra mal që kemi filluar idetë e para se si disa nga shkollat e Gostivarit dhe te Tiranës mund të bëhen shkolla simotra. Mezi pres që kontributi ynë të jetë më shumë për të forcuar këto marrëdhënie mes të rinjve. Mezi pres gjithashtu, që në fillim të vjeshtës të kemi javën e Gostivarit këtu, të kulinarisë, të kulturës, të këngëve, të valleve edhe të kuptojmë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se gjërat që na ndajnë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, Arben taravari kryetari i Gostivarit u shpreh se sot është vendosur krijimi i urave lidhëse për stimulim dhe ndërvperim për rininë e dy qyteteve.

“Përskaj shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme, fokus të veçantë vendosëm në krijimin e urave lidhëse për stimulim dhe ndërveprim të të rinjëve të qyteteve tona, pasi të dy qytetet kanë rini të mrekullueshme me shumë potencial. Pasi Tirana këtë vit është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë (Europian Youth Capital) është edhe kryeqytet i rinisë së Gostivarit” u shpreh Taravari./TS/