Veliaj: “Nuk përfaqëson frymën e paqes dhe të mirësisë që fal Ramazani. Shërim të shpejtë të pl*agosurve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dë*nuar me forcë su*lmin me thi*kë ndaj qytetarëve në Rrugën e Kavajës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se ky akt i rëndë nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të pl*agosurve.

“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dë*nuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të pl*agosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rre*zikut për jetën”, nënvizon Veliaj.