Veles, përleshen fizikisht burrë e grua, të dy e raportojnë njëri-tjetrin në polici


Në policinë e Velesit, një burrë 36-vjeçar nga Velesi raportoi mbrëmë në ora 21:30 se në shtëpinë e tij, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e tij 41-vjeçare.

Rreth orës 22:00, edhe gruaja 41-vjeçare raportoi se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga burri 36-vjeçar, informoi mëngjesin e sotëm Tatjana Gjurovska nga Sektori i Punëve të Brendshme në Veles.

Për ngjarjen është informuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport i përshtatshëm, njoftuan nga Sektori i Punëve të Brendshme në Veles.