Vela dorëhiqet edhe nga drejtimi i degës së ASH-së në Tetovë

Paralelisht me dorëheqjen nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela, ka dhënë dorëheqje edhe nga detyra e Kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë.

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njejtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selinë e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë.
U jam mirënjohes dhe falenderues të gjithë kolegëve të Spitalit, miqve dhe mbeshtetesve të ASH-së për përkrahjen dhe ndihmën gjatë këtyre muajve.
Të gjithë juve qytetarë të Tetovës dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!
Kontributi im do të vazhdojë dhe më tej si aktivistë i thjeshtë i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Pëllumb Vela.