Vehbi Kajtazi e komenton “umren“ e Bekim Jasharajt: E dhimbshme me pa në këtë gjendje

Bekim Jasharin së bashku me humanistin Halil Kastrati janë duke qëndruar në Arabinë Saudite, për kryrjen e një obligimi fetar të quajur Ummre.

Ndaj vizitës se Bekim Jasharit në vendin e shenjtë të muslimanëve, ka reaguar analisti kosovar, Vehbi Kajtazi.

Përmes një postimi në Twitter, Kajtazi ka thënë se kurrë nuk do të besonte se ndonjë trashigmtar të Familjes Jashari do ta shihte në këtë gjendje, të cilën e ka vlerësuar si të dhimbshme.

“Kurre nuk kisha mendu se vjen dita dhe e shoh nje trashegimtar te Familjes Jashari ne kete veshje dhe ne kete gjendje. E dhimbshme“, ka shkruar Kajtazi.