Vedat Bajrami tregon sa paguheshin në fillimet e karrierës

Aktori i njohur, Vedat Bajrami prej javësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Humoristi i cili prej vitesh ka një karrierë të suksesshme që kur u nisi rrugëtimin në shtëpinë e famshme ka folur shpesh për gjëra të pathëna më parë.

Së fundmi, ai ka treguar se në fillimet e karrierës së “Stupcave” ai bashkë me dy kolegët e tij Osmani Azemin dhe Mensur Safqiun ishin paguar me shifra të vogla.

Në një bisedë me banorin nga Shqipëria, Bajrami u shpreh se ata merrnin pagesa prej 200 eurosh në koncerte në diasporë.

“Me vite ne kemi shkuar tre stupcat dhe i merrnim të tretë nga 200 euro dikur u bë nga 300, me vite kemi punuar kështu”, ka thënë Vedati./Telegrafi