Vedati – i cili ishte një nga gjashtë banorët e nominuar të javës në Big Brother VIP Kosova, ka darkuar sonte me konkurrentët e tij, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjeve goxha interesante.
“A nuk duhet edhe ti të ishe me familje afër, e jo të marrësh pjesë në debate për vaj dhe qumësht?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Vedatit.
“Për tre ditë unë kam parë shumë sende tek Stresi që nuk më kanë pëlqyer. Me dashtë unë vetëm t’a qeli gropën edhe ti vet bien në të, por unë pata qejf me i’a bë me dije që nuk është mirë kjo gjë”, ka thënë Vedati pos tjerash.
“Për shembull Stresi ka thënë se unë kam ardhur këtu me u bashku me ish gruan e tij, e ka përmend një sëmundje, i uroj shërim të shpejtë, por unë ja kam thënë troç për para nëse kishte dashur me investua, nuk kishe pasur nevojë me hy këtu fare. Por, përdorimi i sëmundjeve të tilla, edhe nëse ke ardhur, ke mundur t’i ndihmosh jashtë me i ndihmua personi tënd jashtë je shumë më i fuqishëm se këtu”, ka shtuar ai.
Aktori ka thënë se që prej hyrjes ka folur rreth familjes së tij, ndërsa ka shtuar se nuk do ta dëshironte as çmimin e madh nëse dalja do t’i kushtonte me nuanca morali.
“Unë kur kam ardhur këtu kam folur së pari me gruan time. Unë kam ardhur me përkrahjen e familjes time dhe vendosi për veten, por këshillohem me gruan. Po ashtu e kam pyetur se mos e lë keq jashtë nësë hy brenda. Nuk kam ardhur për çmim dhe nëse e fitoj ishalla e meritoj. Por ato pare nuk më ndërrojnë jetën as karakterin. As edhe 2 milion euro nuk i marrë, nëse dal nga këtu pa fytyrë e pa moral”, ka shtuar ai.