Fatkeqësia më e rëndë e zjarrit në qytetin e Nju Jorkut në më shumë se 30 vjet u shkaktua nga një defekt i ngrohjes.
Kështu kanë konfirmuar zyrtarët të dielën mbrëma – duke folur për zjarrin që ka vrarë nëntë fëmijë dhe dhjetë të rritur dhe ka lënë dhjetëra të tjerë të plagosur rëndë.
Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu pak para orës 11:00 në katin e dytë dhe të tretë të një ndërtese 19-katëshe në 333 East 181st Street në Bronx.
Komisioneri i FDNY, Daniel Nigro tha se zjarri dhe tymi ‘shumë i rëndë’ ‘shtrinë të gjithë lartësinë e ndërtesës’ dhe konfirmoi se një ngrohës hapësinor shkaktoi zjarrin
Nigro tha se alarmet e tymit ishin ndezur dhe funksiononin në bllokun e apartamenteve të ndërtuar në vitin 1972.