Vdiq stilisti italian Roberto Cavalli

Disenjatori italian Roberto Cavalli ka vdekur në Firence në moshën 83-vjeçare të premten.

You can skip this ad in 2Advertisement
Agjencia italiane e lajmeve ANSA ka raportuar se Cavalli vdiq në shtëpinë e tij në Firence pas një sëmundjeje të gjatë.

Cavalli vinte nga një familje artistësh, pasi gjyshi i tij Giuseppe Rossi ishte figurë udhëheqëse në lëvizjen Macchiaioli dhe veprat e tij u ekspozuan në galerinë “Uffizi” në Firence.

Disenjatori italian lansoi për herë të parë markën e tij në vitin 1970.

Modelja suedeze Sandra Nilsson, e cila është 45 vjet më e vogël, është partnerja e tij që nga viti 2014. Vitin e kaluar ai u bë baba për herë të gjashtë. Me Nilssonin ka një djalë.