Vdiq artisti Eduard Meraku – ikona e rock muzikës

I njohur si “Edi King”, ka vdekur artisti shqiptar, siç përshkruhet nga kolegët, ikona e muzikës Rock, Eduard Meraku.

“Edi King ishte këngëtar unik, të cilit zëri i flinte në shumë zhanre, ishte pjesë e grupit të famshëm të asaj kohe, Seleksioni 039, në të cilin gitarist ishte kushëriri im, Geza”, ka shkruar njëri nga kolegët e të ndjerit.

Lajmi për vdekjen e tij, u konfirmua nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit.

Artisti pejan ishte pjesë e grupit ‘Seleksioni 039’.

Muzika e Edit do të mbetet gjallë përgjithmonë. Kujtojmë një projektet muzikore të tij, “Do të jetosh në këngën time”.