Vdes zyrtari i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar qytetarët se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Murat Ajeti.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka shprehur ngushëllime familjes Ajeti e miqve të tij.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta, të punëtorit e veprimtarit të LDK-së, Murat Ajeti.

Murati ishte familjar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Murati gjithashtu ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së në Llap, pas luftës çlirimtare, përcjellës i Presidentit Ibrahim Rugova, kurse nga viti 2006 i angazhuar në administratën e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllime familjes Ajeti dhe gjithë miqëve të tij”.