Vdes Zoje Prendi, nëna e pesë djemve të vr*arë në ma*sakrën e Mejës

Sot ka vdekur nëna e pesë djemve të vr*arë nga forcat serbe në mas*akrën e Mejës.
Zoje Prendit serbët më 27 prill 1999 ia vr*anë pesë djem,Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin.

Fotoja e nënës Zoje Prendi është e vendosur në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë.
“Sot qenka shuar Zoje Prendi, nëna që ia fali Kosovës pesë djem të vr*arë në ma*sakrën e Mejës,Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin, qenka shuar portreti i poezisë sime ‘Rrëfimi për një nënë’, i botuar në antologjinë ‘Dritë mbi plagë’. Kjo kroniste e rënies tragjike të Gjakovës. Fotoja e nënës Zoje Prendi është në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë, kujtimi për të nuk vdes sot dhe këtu!”, ka shkruar Eduard Frrokaj në rrjetin social Facebook..

Masakra e Mejës ishte vr*asja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë lu*ftës së Kosovës.
Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri.

Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekz*ekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë lu*ftës së Kosovë në vitet 1998-1999.
Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi, ku janë va*rrosur në va*rreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Sipas dëshmive të kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanoviq, masakra ishte planifikuar më herët dhe misioni i saj ishte “t’i neutralizonte elementet terroriste në zonë”.