Vdes regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Regjisori i njohur shqiptar Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai.

Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.
Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj. Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Ka realizuar regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”. Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.