Vd*es regjisori i filmit të parë “Superman”


Në moshën 91 vjeçare ka ndërruar jetë regjisori dhe producenti Richard Donner, i cili gjatë karrierës prej disa dekadash arriti të bëjë emër me punën e tij në film, televizion dhe teatër. Lajmin për vd*ekjen e tij e ka bërë të ditur kompania e tij e produksionit.

Ai është veçuar për regjinë e shumë filmave, si “Lethal Weapon”, “The Groonies”, dhe filmit të parë “Superman”, ndërsa më vonë ka vazhduar të drejtojë filma të tillë si: “The Goonies” dhe “Scrooged”, ndërsa ringjalli zhanrin me “The Lethal Weapon”.

Donner karrierën në film e filloi si aktor, por ai diplomoi për regji, ku u veçua për regjinë edhe të disa serive, si: “Wanted: Dead or Alive”, “The Twilight Zone”, “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “The Fugitive”.
Ndërkaq, në vitet e 80-ta, Donner ka bërë regjinë e filmit “Inside Moves”, megjithatë përkundër asaj se u realizua mirë, filmi nuk arriti sukses në arka.

Më pas Donner vazhdoi edhe me shumë angazhime në regji, bashkë me gruan e tij Lauren Shuler Donner me të cilën kanë realizuar filmat si: “Omen III: The Final Conflict”, “The Lost Boys”, “Delirious”, “Demon Knight”, “Bordello of Blood”, dhe “Tales From the Crypt”.
Ai la pas vetes gruan e tij Shuler Donner, me të cilën u martua në vitin 1986, dhe më të cilën ishin bashkë gjerë në vd*ekjen e tij.