Vd*es personi i cili incizoi momentin e shpërthimit në Bejrut

Dy shpërthime të mëdha kanë shkundur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, të martën, duke lënduar disa njerëz dhe shkaktuar dëme të mëdha. Një qytetarë i cili kishte arritur ta incizonte momentin e shpërthimit ka vd*ekur.

“Fotografi që u përpoq të dokumentonte këtë video ai vd*iq”, ka thënë Majd Khalaf.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka thënë se shpërthimi në Bejrut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithë paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt.

“Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Ata që janë përgjegjës do të paguajnë çmimin. Faktet në lidhje me këtë depo të rrezikshme që ka qenë atje që nga viti 2014 do të bëhen të ditura dhe unë nuk do t’i parandaloj hetimet ”, ka thënë ai.