Vdes njëri nga të plagosurit nga të shtënat para Spitalit të Tetovës, të gjithë të dyshuarit janë në liri

Një nga të lënduarit nga të shtënat me armë para Qendrës Klinike në Tetovë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin A.M. banues në fshatin Gajre të Tetovës.

Të shtënat kanë ndodhur nëntë ditë më parë. Dy persona janë ndaluar dhe pas 48 orësh janë lënë të lirë. Personat që përfunduan pas hekurave janë vetëm dy nga katër të dyshuarit në rastin e të shtënave. Për momentin, autoritetet shtetërore kanë bërë të ditur se shkak janë marrëdhëniet e pazgjidhura familjare.