Vd*es një vullnetar brazilian i vaksinës kundër koronavirusit

Ka vd*ekur një vullnetar brazilian i cili mori pjesë në eksperimentin për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit nga kompania AstraZeneca.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e shëndetit publik në Brazil i cili e ka mbikëqyrur eksperimentin e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit të mbështetur nga AstraZeneca shkruan ‘washingtonpost’.

Sipas raportimeve të mediave braziliane të bazuara në burime anonime, vullnetari ende nuk e kishte marr vaksinën, por autoritetet braziliane nuk kanë dhënë më shumë detaje, përveç se hulumtimet e mëtejshme për vaksinën do të vazhdojnë pavarësisht ngjarjes.

Pas kësaj aksionet e AstraZeneca pësuan rënie negative me 1.7%. Qeveria federale ka plane për të blerë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ta prodhuar atë në qendrën e saj të kërkimit biomjekësor FioCruz në Rio de Zhaneiro, ndërsa një vaksinë konkurruese nga Sinovac e Kinës po testohet nga qendra kërkimore e shtetit Sao Paulo Instituti Butantan.