Vdes një ushtar i RMV-së në misionin paqëruajtës në Kosovë

Një ushtar profesionist i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vd*ekur papritur në Prishtinë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Ushtari vd*iq në moshën 44-vjeçare, me shumë gjasa nga një atak në zemër. Ai ishte pjesë e kontingjentit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

Ushtari ishte në shërbim në togën e sigurisë në Komandën e KFOR-it në Pejë. Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm, gjatë orëve të pasdites së datës 7 janar, ai është sëmur dukshëm, pas së cilës i është dhënë menjëherë ndihma e parë nga shërbimi mjekësor kompetent në kuadër të kontingjentit.

Menjëherë me helikopter ushtarak, i shoqëruar nga personeli mjekësor ushtarak, ai është dërguar në spitalin e Prishtinës, ku pas mbërritjes i është bërë reanimacion, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar i vd*ekur, që sipas konstatimeve fillestare me siguri është nga një atak në zemër.
Va*rrimi i paqeruajtësit do të bëhet me të gjitha nderimet ushtarake dhe në koordinim me familjen e tij në një kohë dhe vend që do të përcaktohet”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të ARSM-së.