Vdes një person që u plagos mbrëmë në “Bon Vivant” në Prishtinë

Një 39-vjeçar ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot i cili ishte i plagosur nga incidenti i natës së mbrëmshme në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Nga informacionet që kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

Ndryshe, të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, derisa janë identifikuar dy persona të dyshuar, të përfshirë në këtë rast.