Vdes një person në Prishtinë pasi hidhet nga kati i 12-të i banesës

Një person është hedhur nga kati i 12-të i një ndërtese në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orë 03:00 të mesnatës, ndërsa Policia e ka vlerësuar si vd*ekje të dyshimtë.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura vi*ktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vd*ekja e vi*ktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vi*ktimës është dërguar në IML për obduksion.