Një i ri ka vdekur në Rugovë pasi i njëjti ka rënë në një humnerë. Këtë e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi nga policia e Kosovës për rajonin e Pejës. Ai ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendngjarja ndërsa është dërguar për obduksion.
“Një person ka rënë nga lartësia, poshtë në pyll. Në kilometrin e shtatë të rrugës Rugovë – Pejë. Është tërheqë trupi i pajetë menjëherë pas daljes së policisë në vendngjarje, mjeku e ka konstatuar vd*ekjen. Hetimet po vazhdojnë. Shkaqet nuk dihen.”, tha Gashi.
Gjithashtu është bërë e ditur se i ndjeri ka qenë së bashku me shokët dhe kanë ndaluar në vendin ku ka ndodhur rasti për arsye ende të panjohura.
Tutje Gashi ka thënë se po kryhen hetime të tjera lidhur me rastin pasi shkaqet nuk dihen.