Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër kundër një personi për veprën penale shkaktim të plagëve.
“I dyshuari, i dënuar në burgun e ‘Idrizovës’-Shkup, më 31 maj ka lënduar fizikisht një të burgosur tjetër. Fizikisht e ka sulmuar në burgun me grushte dhe shqelma, ndërsa nga lëndimet e marra i dëmtuari ka humbur jetën më 22 qershor. Për shkak se ekzistojnë rrethanat që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve tjerë nga Prokuroria Themelore e Shkupit ka sjellë propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.