Ka vdekur një fëmijë dy vjeçar nga Covid-19 në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Një fëmijë i moshës 2-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare.
Fëmija ishte i prekur nga Covid-19, si dhe kishte disa diagnoza të tjera. Janë kontaktuar për rastin me zyrtarë të SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por kanë hezituar ta konfirmojnë lajmin me kërkesë se duhet të përputhen të dhënat me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Para dy ditësh ka vdekur edhe një foshnje tri javëshe në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK