Një fëmijë tetëvjeçar është sjellë në Shtëpinë e Shëndetit në Negotinë pa shenje jete, informuan sot nga Institucioni Shëndetësor.
“Është bërë përpjekje të kthehet në jetë, por pa sukses. Rasti ishte raportuar në polici. Trupi i pajetë i fëmijës nuk kishte shenja dhu*ne, lë*ndime.
Me kërkesë së policisë, është njoftuar edhe prokurori publik”, theksuan nga Shtëpia e Shëndetit.
Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski theksoi se trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.