Vd*es një 3 vjeçare nga koronavirusi në Belgjikë

Një vajzë 3-vjeçare vd*iq sot nga koronavirusi në Belgjikë duke u bërë vik*tma më e re e Covid e regjistruar në vend. Sipas autoriteteve numri i vd*ekjeve në Belgjikë është në rritje: mesatarisht tre në ditë në javën e kaluar. Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në vend totali i infeksioneve është rritur në 64.847 raste kurse numri i përgjithshëm i vd*ekjeve ka shkuar në 9812. Provinca e Antwerp ka numrin më të madh të rasteve të infeksionit.

Belgjika do të zbatojë kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme tha se këto masa po merren ngaqë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Nga e shtuna më datë 25 korrik mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në më shumë vende publike siç janë tregjet dhe ndërtesat publike.

Gjithashtu ora e mbylljes së dyqaneve gjatë orarit të natës do të jetë në orën 10:00 por ora e mbylljes për kafenetë dhe baret mbetet e pandryshuar. Klientëve në restorante kafene dhe bare do t’ju kërkohet të lënë një adresë e-mail ose një numër telefoni.