Vd*es nga koronavir*usi policja e Kosovës, ishte shtatzënë

Në tre ka shkuar numri i të vd*ekurve nga koronavir*usi në Policinë e Kosovës. Mirëpo, rast i dhimbshëm ishte para 3 ditësh kur institucioni i sigurisë mori informacionin se ka vde*kur policja kosovare, e cila ishte në pritje për t’u bërë nënë.

Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, derisa nuk arriti ta fitojë bet*ejën ndaj COVID-19. Policja shtatzënë shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Ndryshe, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar rastet e vde*kjes në institucionin që punon ai. “Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19”, është shprehur ai.