Vdes nga koronavirusi edhe prokurori i njohur kosovar

Ka vdekur nga koronavirusi prokurori kosovar Ismet Ukshini. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij, ku kanë treguar se varrimi i tij bëhet sot.
Lajmin për vde*kjen e tij e ka bërë të ditur djali Gentian Ukshini, ku ka treguar edhe për orën e varrimit.

”Ju njoftojmë me dhimbje te thelle se sot, me 18.07.2020 ndërroi jetë mëe i dashuri ynë, babai ynë Ismet Ukshini. Për shkak të gjendjes së pandemisë në të cilën jemi, varrimi behet vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes. Varrimi behet sot ne ora 13:00, në varrezat e qytetit te Gjilanit”, ka shkruar biri i prokurorit Ismet Ukshini.