Vdes nga COVID-19 një foshnje tremuajshe në Mal të Zi

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar tre raste të vdekjes nga COVID-19, mes tyre edhe një foshnjë tremuajshe.

Mjekët e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore kanë konfirmuar se foshnja kishte probleme me zemrën dhe ishte shtruar në spital 17 ditë pas lindjes.

Gjatë kësaj periudhe, nga 5.767 mostra të testuara në Mal të Zi, 2.217 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Shumica e rasteve pozitive janë në Podgoricë.