Vdes në Turqi i riu kosovar, ishte djali i veteranit të UÇK’së dhe i vetëm i familjes


Ka ndërruar jetë Ilir Behluli nga Gjilani i cili ishte diagnostifikuar me leukemi akute.
19-vjeçari, për të cilin muaj më parë ishte bërë thirrje gjithandej për mbledhjen e të hollave, fatkeqësisht nuk i ka përballuar sëmundjes së rëndë.

Ai ka ndërruar jetë në Turqi.
Iliri është djali i vetëm i familjes dhe i biri i veteranit të luftës Shefki Behluli.