Një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kryetari i familjes më të madhe në botë ka vde*kur, në shtetin Mizoram të Indisë.
Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili ngushëlloi familjarët, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertension
Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktaëng Tlangnuam. Ai u dërgua me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, por mbërriti pa shenja jete.
Megjithatë, është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë, pasi ka të tjerë që pretendojnë titullin.
Është gjithashtu e vështirë të vlerësosh madhësinë e saktë të familjes së Chana. Të paktën një raport pretendon se ai kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, që shton deri në 181 persona.
Ndërsa raporte të ndryshme lokale të lajmeve e kanë referuar atë si mbajtës të “rekordit botëror” për një familje kaq të madhe, por është e paqartë se cili rekord global është.
Pavarësisht nëse ka thyer rekord botëror apo jo, Chana dhe familja e tij janë një ‘atraksion për turistët’, të cilët vijnë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë.