Vdes ish-kryeministri japonez pasi u qëllua me armë zjarri

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor të Nara, raporton BBC, transmeton Reporteri.net.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Sulmuesi raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave. I njëjti është kapur në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar.

Pas dy të shtënave, Abe ra përtokë i përgjakur. Në videot e postuara në rrjetet sociale duken të pranishmit që po përpiqeshin ta ndihmonin ish kryeministrin e shtrirë përtokë.