Vdes i moshuari në Maqedoni, një javë më parë ishte infektuar nga virusi i Nilit Perendimor

Një pensionist 78-vjeçar nga Obleshev e Kocanit, ka ndërruar jetë një javë pasi u shtrua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pas infektimit nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky është rasti i parë vdekjeprurës nga kjo sëmundje në vend, dhe i katërti i regjistruar.

Sipas informacionit nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), simptomat e para te pacienti filluan më 9 shtator, me humbje apetite, dobësi dhe temperaturë të ngritur deri në 39°C.

“Për shkak të shqetësimit, agresivitetit, afazisë dhe humbjes së vetëdijes, pacienti më 10 shtator u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkupit, ku iu nënshtruan procedurave neurologjike. Për shkak të gjendjes së rëndë dhe diagnozës së encefalitit, ai u dërgua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup. U morën mostra për analiza mikrobiologjike. U konfirmua infektimi nga virusi i Nilit Perëndimor. Pavarësisht trajtimit, pacienti ndërron jetë më 16.09.2024”, njofton ISHP.

Rasti i parë i importuar u regjistrua në prill, ndërsa dy të tjerë në korrik dhe gusht të këtij viti.

Pacienti ishte një fermer, babai i dy fëmijëve, dhe nuk kishte udhëtuar jashtë vendit në periudhën e inkubacionit. Në rajonin e Koçanit është regjistruar pranimi i mushkonjave. Autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë masa për dezinfektimin e territorit.

ISHP thekson se sëmundjet e transmetuara nga vektorët po bëhen gjithnjë e më relevante, dhe ndryshimet klimatike ndikojnë në shpërndarjen dhe aktivitetin e tyre. Ka një rrezik të mesëm për popullatën, por mund të minimizohet duke ndjekur rekomandimet për parandalim.