Vdes gruaja e cila që u plagos mbrëmë nga gjuajtjet me armë në Prishtinë

Ka vdekur në QKUK gruaja e cila u plagos mbrëmë gjatë konfrontimit të dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, shefi i intensivës në QKUK, Shaqir Uka.

“Fatkeqisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët që ka marrë nga lëndimi dhe ka ndërruar jetë sot në ora 10:45”, tha Uka.