Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, duke e quar kështu numrin në 28.

Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektiva, ku ka treguar se viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.

Ky është njoftimi i plotë:

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.