Vdes edhe një paciente në QKUK, viktima e dytë sot e COVID 19

Edhe një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë sot në Kosovë, ka lajmëruar Klinika Infektive e QKUK’së.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë./Express